Kompania / Kontrolluesi: KosovaMed Healthcare Sh.P.K.
Data e hyrjes në fuqi: 29 Mars 2026
website: https://www.kosovamed.com
Kontrollues i të dhënave: KosovaMed Healthcare Sh.P.K., Prishtinë, Republika e Kosovës
Kontakt: info@kosovamed.com
NENI 1 – PREZENTIMI
Kontrolluesit i të Dhënavë është Shoqëria KosovaMed Healthcare Sh.P.K. me adresë në Prishtinë, lagja Veternik e cila nëpërmjet email mund të arrihet në email adresën info@kosovamed.com. Kontrolluesi është i regjistruar pranë Agjencionit të Regjistrimit të Bizneseve dhe mbanë NUI: 810866759. Ne jemi të licencuar nga këto institucione: Ministria e Shëndetësisë, AKPPM, Departamenti i Shërbimeve Sociale dhe Familjare
NENI 2 – TË DHËNAT QË MBILDHEN
ÇFARË TË DHËNASH MBLEDHIM DHE PSE
2.1 Formulari i Aplikimit për Punë (/apliko/), mbledhë dhe përpunon të dhënat tuaja personale, të cilat i shkruani vetë dhe personalisht mbi bazën e vullnetit tuaj, të dhënat si më poshtë:
Të dhënat e mbledhura dhe baza ligjore:
- - Emri dhe mbiemri — Neni 6(1)(b) GDPR (ekzekutimi i masave para-kontraktuale)
- - Email adresa — Neni 6(1)(b) GDPR
- - Numri i telefonit — Neni 6(1)(b) GDPR
- - Data e lindjes — Neni 6(1)(c) GDPR (detyrim ligjor sipas Kodit të Punës)
- - Vendbanimi — Neni 6(1)(b) GDPR
- - Gjinia (opsionale) — Neni 6(1)(a) GDPR (miratimi juaj)
- - Statusi martesor (opsional) — Neni 6(1)(a) GDPR (miratimi juaj)
- - Patent shoferi — Neni 6(1)(b) GDPR
- - Pozita e aplikuar — Neni 6(1)(b) GDPR
- - Shkollimi dhe kualifikimet — Neni 6(1)(b) GDPR
- - Eksperiencat në punë — Neni 6(1)(b) GDPR
- - CV (dokument PDF) — Neni 6(1)(b) GDPR
- - Licenca profesionale (dokument PDF) — Neni 6(1)(c) GDPR (detyrim ligjor, Ligji për
Shëndetësi)
- - Letër motivimi (dokument PDF) — Neni 6(1)(b) GDPRPeriudha e ruajtjes: Aplikantët e pa-punësuar — 12 muaj nga data e dorëzimit, pastaj fshihen.
Nëse punësoheni, mblidhen dhe përpunohen të dhënat tuaja personale — sipas detyrimeve ligjore të punëdhënësit, në përputhje me Ligjin e Punës të Republikës së Kosovës.
2.2 Kontakti me email
Kur na shkruani në info@kosovamed.com ose apliko@kosovamed.com, mbledhim adresën tuaj
email dhe çdo informacion që ju vetë e përfshini.
Baza ligjore: Neni 6(1)(f) GDPR — interesi legjitim për t’iu përgjigjur kërkesave.
Periudha e ruajtjes: 2 vite.
NENI 3 - SHËRBIMET E PALËVE TË TRETA DHE TRANSFERIMET NDËRKOMBËTARE
Faqja jonë përdor shërbime të palëve të treta të cilat mund të përpunojnë të dhëna personale
(p.sh. Adresën IP) të vizitorëve:
- - Google LLC — reCAPTCHA v3 (mbrojtja e formularëve nga robotët) | SHBA | Standard
Contractual Clauses (SCCs)
- - Google LLC — YouTube (video e integruar në faqe) | SHBA | SCCs
- - Google LLC — Google Fonts (ngarkimi i fonteve) | SHBA | SCCs
- - Google LLC — Google Maps (harta e lokacionit, faqja /kontakt/) | SHBA | SCCs
- - Automattic Inc. — ËordPress (platforma e faqes) | SHBA | SCCs
- - Complianz B.V. — Menaxhimi i miratimit të cookies | Holandë (BE) | Brenda EEA
Ne nuk shesim të dhënat tuaja. Shpërndajmë vetëm kur kërkohet nga institucionet kompetente në përputhje me dispozitat ligjore të Republikës së Kosovës.
NENI 4 – COOKIES DHE POLITIKAT E COOKIES
Faqja jonë përdor cookies. Cookies janë skedarë të vegjël teksti që ruhen në pajisjen tuaj.
Llojet e cookies që përdorë faqja jonë:
Funksionale (të domosdoshme) — Të nevojshme për funksionimin e faqes. Nuk kërkojnë
miratim.
Preferencash — Mbajnë mend zgjedhjet tuaja. Kërkojnë miratimin tuaj.
Statistikore — Analizojnë si përdoret faqja (anonime). Kërkojnë miratim tuaj.
Marketingu — Reklama të personalizuara. Kërkojnë miratim tuaj.
Cookies aktive të palëve të treta:
- _grecaptcha (Google LLC) — anti-spam, sesion- - Cookies të YouTube (Google LLC) — riprodhimi i videos, deri 1 vit.
- - Google Fonts (Google LLC) — stilimi, sesion
- - Google Maps (Google LLC) — harta, sesion
Menaxhimi: Mund të ndryshoni preferencat në çdo kohë duke klikuar butonin “Privatësia juaj
është e rëndësishme për ne” në fund të faqes.
NENI 5 - TË DREJTAT TUAJA
Sipas Ligjit Nr. 06/L-082 dhe GDPR, keni të drejtat e mëposhtme:
- E drejta e qasjes — Kërkoni kopje të të dhënave tuaja
- - E drejta e korrigjimit — Kërkoni korrigjimin e të dhënave të pasakta
- - E drejta e fshirjes — Kërkoni fshirjen kur nuk ka më bazë ligjore
- - E drejta e kufizimit — Kufizoni mënyrën e përpunimit
- - E drejta e portabilitetit — Merrni të dhënat tuaja në format të lexueshëm
- - E drejta e kundërshtimit — Kundërshtoni përpunimin bazuar mbi interes legjitim
- - Tërheqja e miratimit — Kur baza është miratimi juaj, mund ta tërhiqni në çdo kohë
Si të ushtroni të drejtat: Dërgoni kërkesë me shkrim në info@kosovamed.com me titull “Kërkesë
Mbrojtje të Dhënash”. Përgjigjemi brenda 30 ditëve kalendarike.
E drejta e ankesës:
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AMDP)
Republika e Kosovës
www.amdp-ks.org
NENI 6 - SIGURIA E TË DHËNAVE
- - Faqja shërbehet plotësisht mbi HTTPS (enkriptim SSL/TLS)
- - Të gjitha formularët dorëzojnë mbi HTTPS
- - Qasja në sistemet e brendshme është e kufizuar
- - Stafi trajnohet rregullisht për mbrojtjen e të dhënave.
NENI 7 - NDRYSHIMET E KËSAJ POLITIKE
8. Mund ta përditësojmë këtë politikë herë pas here. Data e “hyrjes në fuqi” në krye të
dokumentit tregon versionin e fundit. Ndryshimet materiale do t’ju njoftohen nëpërmjet
një njoftimi të dukshëm në faqe.
NENI 8 - KONTAKTI ME PËRPUNUESIN
KosovaMed Healthcare Sh.P.K.
Prishtinë, lagja Veternik Republika e Kosovës Email: info@kosovamed.com
Kontakt për çështje privatësie: info@kosovamed.com (titulli: “Kërkesë Mbrojtje të Dhënash”)