Rreth nesh
Historiku jonë i shkurtër
Shëndeti është një pasuri e pazëvendësueshme që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien dhe lumturinë e çdo individi
Çdo ditë, ekipi ynë punon me përkushtim për të përmirësuar dhe ngritur standardet e kujdesit shëndetësor në Kosovë.
Prej më shumë se dy dekada, jemi angazhuar vazhdimisht për të ngritur nivelin e shërbimeve shëndetësore – duke kombinuar profesionalizmin, teknologjinë dhe humanizmin në çdo veprim që ndërmarrim.
Sot, KosovaMed njihet si një nga partnerët më të besueshëm dhe kompetentë në sektorin e kujdesit shëndetësor në vend. Ekipet tona, në bashkëpunim me institucionet lokale dhe qendrat e mjekësisë familjare, janë çdo ditë në terren për të ofruar kujdes paliativ dhe shërbime mjekësore shtëpiake për ata që nuk mund të lëvizin vetë.
Çdo ndërhyrje kryhet me dashuri, profesionalizëm dhe përkushtim të vërtetë njerëzor, duke e vendosur pacientin në qendër të kujdesit.
Këto programe përfaqësojnë një model të kujdesit të afërt dhe njerëzor – aty ku pacienti ndihet më i sigurt: në shtëpinë e tij.
Përveç kujdesit mjekësor, KosovaMed Healthcare sh.p.k. është edhe ndër furnizuesit kryesorë të pajisjeve medicinale në tregun vendor, me produkte të certifikuara dhe brende ndërkombëtare me renome botërore.
Ne bashkëpunojmë me profesionistë shëndetësorë, klinika dhe institucione për të ofruar zgjidhje efikase, inovative dhe të qëndrueshme në fushën e teknologjisë mjekësore.
Përkushtimi ynë ndaj cilësisë dhe inovacionit është i palëkundur.
Ne zbatojmë në mënyrë rigoroze standardet ndërkombëtare dhe ndjekim praktikat më të mira globale.
Çdo arritje e jona është rezultat i punës së palodhur, pasionit dhe besimit se kujdesi shëndetësor me zemër ndryshon jetë.
🏅 KosovaMed është e certifikuar me ISO dhe është vlerësuar me disa çmime prestigjioze ndërkombëtare, për kontributin e saj të vazhdueshëm në shërbim të komuniteteve dhe për zhvillimin e një sistemi modern e gjithëpërfshirës të kujdesit shëndetësor në Kosovë.
💚 KosovaMed – Kujdes me zemër, çdo ditë, kudo që ka nevojë.
“Mirësia nuk është vetëm vlerë, është mision”
KosovaMed Healthcare Sh.P.K. po sjell ndryshime të prekshme në fushën e shëndetësisë në Kosovë.
Me angazhimin tonë në kujdesin paliativ, përmbushjen e standardëve ndërkombëtare të cilësisë dhe investimin e vazhdueshëm në inovacion dhe zhvillim, ne po dëshmojmë se një kompani private mund të jetë një shtyllë e rëndësishme në përmirësimin e shëndetësisë publike.
KosovaMed Healthcare është dhe mbetet një burim ndihme, humanizmi dhe ndryshimi pozitiv për qytetarët e Kosovës — një model që shpresojmë të frymëzojë edhe institucione e kompani të tjera për të ndërtuar një sistem shëndetësor më të drejtë, më të fortë dhe më njerëzor për të gjithë.
Certifikime dhe nderime nga Institucione kredibile ndërkombëtare
Përveç certifikatave ISO, KosovaMed Healthcare ka fituar edhe disa certifikime dhe nderime të tjera nga institucione kredibile ndërkombëtare. Kjo tregon që angazhimi jonë është njohur edhe në nivel ndërkombëtar dhe se ne jemi duke punuar në përputhje me standardet më të larta të cilësisë në fushën e shërbimeve mjekësore. Së fundmi, vlenë të përmendet qe KosovaMed Healthcare u kurorëzua me Titullin “Honorary Doctor of Excellence in Leadership and Humanitarian Services” dhe “Excellence in Healthcare Services”, nga “The Board of Governors of GFSEN Worldwide” me seli në Manchester, Angli. Ky titull, i dedikohet si mirënjohje të gjithë Doktorëve & Infermierëve të cilët ishin, janë dhe do të jenë pjesë e Kompanise “KosovaMed Healthcare”.
KosovaMed Healthcare SHPK është një kompani që është duke bërë ndryshime të dukshme në fushën e shëndetësisë në Kosovë. Me angazhimin tonë për kujdesin mjekësor paliativ, përmbushjen e standardeve ndërkombëtare dhe investimin në inovacion, ne jemi një shembull pozitiv për se si një kompani private mund të kontribuojë në përmirësimin e shëndetësisë publike
KosovaMed Healthcare është një burim i ndihmës dhe ndryshimit për qytetarët e Kosovës, dhe shpresojmë që ky model të ndiqet edhe më tej për të përmirësuar shëndetësinë në vend.
Të regjistruar dhe licencuar
KosovaMed Healthcare Sh.P.K. është kompani e regjistruar pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) dhe vepron në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.
Kompania është e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për ofrimin e shërbimeve shëndetësore – ordinancë mjekësore, duke garantuar standarde të larta profesionale dhe respektim të plotë të protokolleve shëndetësore.
Gjithashtu, KosovaMed Healthcare është e licencuar nga Agjencia për Kontrollin e Pajisjeve dhe Produkteve Medicinale (AKPPM) për tregtimin dhe shpërndarjen e pajisjeve medicinale, duke ofruar produkte të certifikuara dhe të sigurta për përdorim profesional.
Në kuadër të shërbimeve të integruara që ofrojmë për komunitetin, jemi gjithashtu të licencuar për ofrimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare, sipas licencës së Departamentit të Shërbimeve Sociale dhe Familjare pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Këto licenca përbëjnë bazën ligjore dhe profesionale të veprimtarisë sonë, duke reflektuar besueshmëri, transparencë dhe përkushtim ndaj standardeve më të larta të kujdesit shëndetësor dhe social.